“Çmendën” serbët, e quajnë skandal urimin e Federatës Ruse për Kosovën (Foto)
Federata Ruse e Futbollit përmes një letre ka uruar kryetarin e sapozgjedhur të FFK-së, Agim Ademi për postin e ri.
Në letrën e nënshkruar nga sekretari i përgjithshëm i Federatës ruse, Aleksandr Alaev thuhet se “shpresojmë që së shpejti do të takohemi gjatë ngjarjeve të ndryshme futbollistike”.
Rusia “njeh” Kosovën falë futbollit, uron Presidentin e ri (Foto)
Ndër të tjera shkruhet se “i gëzohemi bashkëpunimit të federatave tona dhe ju dëshirojmë juve dhe federatës tuaj prosperitet dhe shumë suksese. Gjithmonë mund të llogarisni në përkrahjen tonë për të gjitha çështjet e futbollit”.
Kjo nuk u ka pëlqyer aspak fqinjëve tanë verior.
Në mediat e Beogradit kjo po quhet si skandal dhe po shihet si tradhti nga “nëna Rusi”. /IndeksOnline/