17:32 / E Enjte, 22 Shkurt 2018 / indeksADMonline

“Çmendet” bosi i Mercedes, i pakënaqur me makinën e re: Më jep një sharrë ta ndaj në dysh (Foto)

Mercedes ka zbuluar makinën e re për sezonin 2018. “WO9” u zbulua zyrtarisht në pistën e Silverstone, ku Hamilton dhe shoku i tij i skuadrës, Valtteri Bottas patën rastin ta vënin në provë veturën e re, transmeton IndeksOnline.

Por, shefi i Mercedes – Toto Wolff doli kundër dizajnit të ri.

“Unë nuk jam i impresionuar dhe nëse më jepni një sharrë, do ta ndaja në dyshë. Ne duhet të kemi kujdes për sigurinë e shoferit, por jo të bëhet në këtë mënyrë”, ka thënë Wolff.

Hamilton, që kërkon ta fitoj titullin e pestë të Formula 1, do të përballet me një konkurrencë të ashpër, me Ferrarin e Sebastian Vettel dhe ngasësit e Red Bull, Daniel Ricciardo dhe Max Verstappen.

Wolff poashtu zbuloi se Hamilton pritet që të nënshkruaj një kontratë të re tre vjeçare, me vlerë 120 milionë funte.

Kampionati i ri i Formula 1, fillon në muajin mars më 25 mars në Melbourne të Australisë./IndeksOnline/