23:44 / E Shtunë, 27 Prill 2019 / indeksADMonline

Çmendet Mbappe, karton i kuq direkt për francezin

Finalja e Kupës së Francës mes Rennes dhe PSG do të vendoset nga penalltitë, por gjërat janë vështirësuar më shumë për parisienët, që i kanë luajtur minutat e fundit të kohës shtesë me 10 lojtarë.

Mbappe, në fakt, ka marrë një karton të kuq direkt pas një ndërhyrje të papërgjegjshme ndaj një kundërshtari. Arbitri i takimit nuk ka patur dyshime dhe e ka dërguar kampionin e botës në dhomat e zhveshjes.