19:17 / E Premte, 02 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Çmenduri, deri në 24 mijë euro për ta parë Real-PSG!

Real Madrid-PSG është ndeshja më e madhe e këtij muaji. Përballja e gjigantëve të futbollit evropian do të zhvillohet në një natë të veçantë, natën e 14 shkurtit që përkon me ditën e të dashuruarve.

Por, për t’i bërë dhuratë të dashurit apo të dashurës që të shikoni këtë ndeshje live në stadium, duhet të keni goxha xhepin e trashë.

Nga 300 euro deri në 24 mijë euro po shkojnë çmimet e biletave në tregun e zi për ta parë këtë përballje në “Santiago Bernabeu”.

Ekspertët parashikojnë se çmimet e biletave për ta parë këtë ndeshje do të thyejnë të gjitha rekordet./Indeksonline/