10:12 / E Shtunë, 25 Maj 2019 / indeksADMonline

Çmenduri, greko-amerikani lojtari më i paguar në histori të NBA, shifrat marramendëse

Giannis Antetokounmpo pritet të bëhet basketbollisti më i paguar në histori të NBA. Greko-amerikani është afër marrëveshjes me Milwaukeen për të nënshkruar kontratë 5 vjeçare e cila do të ketë vlerë prej 247 milionë dollarësh.

Kjo marrëveshje e re do të hyjë në fuqi nga sezoni 2021-22. Antetokounmpo do të përfitojë 42.6 milionë dollarë në edicionin e parë, 46 milionë në edicionin e dytë, 49.5 të tretë, 52.9 të katërt dhe 56.3 në edicionin e pestë, shkruan Indeksonline.

Superylli amerikan me nënshtetësi greke ka patur edicion fantastik në NBA ndërsa është në serinë e serinë e finaleve të Konferencës Lindore me skuadrën e tij.

3-2 është seria në favor të Torontos në përballjet ndaj Milwaukee Bucks, gjersa sot zhvillohet ndeshja e gjashtë mes tyre./Indeksonline/