20:20 / E Martë, 14 Korrik 2020 / C E

“Çmenduri” në ndeshjen e Championshipit, 7-0 pjesa e parë

Në kufijtë e çmendurisë, pjesa e parë e ndeshjes së Championshipit anglez mes Wiganit dhe Hull Cityt.

Vendasit triumfuan në fragmentin e parë të lojës me rezultatin e thellë 7-0 duke shkërmoqur totalisht skuadrën mike e cila është duke kaluar një moment tepër negative dhe rrezikon rënien një kategori më poshtë.

Momentalisht Hull mban vendin e 22-të me 45 pikë, teksa në 3 ndeshjet e fundit ka regjistruat 3 rezultate negative.

Ndërkohë në krahun tjetër, Wigan, lundron i qetë në mesin e tabelës me 57 pikë në 44 ndeshje.

Për rezultatit surprizues në pjesën e parë, Naismith ishte ai që hapi serinë e golave në minutën e 2-të për të vazhduar me Moore dhe Dowell që realizuan dopieta si dhe Loee dhe Williams që plotësuan kuotën e 7 golave.