19:56 / E Premte, 03 Gusht 2018 / indeksADMonline

Çmenduritë e merkatos së verës, shikoni statistikat e transfereve

Premierliga Angleze është bindshëm liga me më së shumti shpenzime edhe në këtë afat kalimtar. 1.1 miliard euro kanë shpenzuar skuadrat e Premierligës në blerjen e lojtarëve deri më tani.

Serie A është e dyta në rënditje me 927 milionë, para La Ligas që ekipet e saj deri tani kanë shpenzuar vetëm 643 milionë euro në transferime. Bundesliga dhe Ligue 1 e Francës përmbyllin top 5-shen.

Liverpooli është skuadra me më së shumti shpenzime nga Premierliga këtë afat. 195 milionë euro ka shpenzuar deri më tani skuadra e Jurgen Klopp, shkruan Indeksonline.

West Ham me 95 milionë euro dhe Manchester United me 83 milionë janë dy skuadrat e tjera me më së shumti blerje.

Portieri brazilian, Alisson është transferi më i shtrenjt i afatit kalimtar nga futbolli anglez. Plot 75 milionë euro ka shpenzuar Liverpoolit për të.

Pesë skuadra të Premierligës këtë afat kalimtar kanë thyer rekord në blerje duke shpenzuar më së shumti për blerjen e ndonjë futbollisti./Indeksonline/