22:53 / E Martë, 04 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Cityn s’ka kush e ndal, mposht edhe kundërshtarin e radhës

Manchester City nuk ka të ndalur në luftën për titull të Premierligës.

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola ka mposhtur Watfordin si mysafir me rezultat 0-2 në ndeshjen e xhiros së 15-të.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Leory Sane në minutën e 40-të ndeshjes, shkruan Indeksonline.

Rezultatin e dyfishoi Mahrez në minutën e 51-të.

Golin e vetëm për vendasit e shënoi Doucoure pesë minuta para fundit.

Me këtë fitore, Manchester City është në vendin e parë me 41 pikë, e ndjekur nga Liverpool me 36 pike që ka një ndeshje më pak.

Nesër zhvillohen edhe ndeshjet tjera, ku derbi do të jetë ajo mes Manchester United dhe Arsenal. /IndeksOnline/