15:48 / E Hënë, 24 Qershor 2019

Çmimet e biletave për ndeshjen e Prishtinës në Europa League

FC Prishtina ka bërë të ditur çmimet e biletave për ndeshjen kualifikuese të Europa League kundër St Joseph’s.

Një biletë për ndeshjen e 24 qershorit do të jetë nga 3-15 euro.

Ato do të dalin në shitje ditën e ndeshjes para stadiumit “Fadil Vokrri”.

Ky është njoftimi i klubit:

Prishtina – St Joseph’s, çmimet e biletave
Nga 3 në 15 euro

Prishtinë, 24 qershor 2019 – Biletat për ndeshjen e parë të raundit parakualifikues ndërmjet Prishtinës dhe St Joseph’s që zhvillohet të enjten më 27 qershor nga ora 20:45, do të dalin në shitje në ditën e ndeshjes përreth stadiumit.

Biletat kushtojnë:
3 euro – tribuna veriore.
5 euro – tribuna lindore.
10 euro – tribuna perëndimore.
15 euro – tribuna VIP