16:20 / E Mërkurë, 15 Qershor 2022 / AR

Çmimi 4.56 milionë dollarë/ Netflix po sjell ‘Squid Game’ edhe në jetën reale

Netflix po kërkon pjesëmarrës për një reality show të frymëzuar nga seriali i njohur, “Squid Game”.

Në vend të kësaj, 456 persona nga e gjithë bota do të luajnë lojëra ku fati më i keq është të shkosh në shtëpi duarbosh, duke humbur një çmim prej 4.56 milionë dollarë, transmeton Indeksonline.

Netflix njoftoi se “Squid Game: The Challenge” do të ofroj çmimin më të madh të dhënë ndonjëherë në një reality show.

Rekrutimet janë të hapura në SquidGameCasting.com.

Për këtë raund, Front Man po kërkon pjesëmarrës të paktën 21 vjeç, të cilët flasin anglisht dhe duhet të jenë të lirë deri në 4 javë në fillim të vitit 2023 për xhirime./Indeksonline/