“Çmimi i artë”, nderohet “Treshi përsheshi”

Njihen si humoristët më të mirë shqiptarë, të cilët prej vitesh kanë sjell projekte humoristike që ende kujtohen me shumë dashuri.
“Treshi përsheshi”, ndonëse ka vite që është shpërbërë, edhe në ditët e sotme personazhet nderohen për punën e tyre.

Së fundi grupi “Treshi përsheshi” është nderuar për karrierën e tyre të bujshme me “Çmimin e artë” me rastin e 21-vjetorit të themelimit të kompanisë kosovare “Al Trade Center”.

Së bashku me Sevdai Radogoshin – Qumili, prezent për të marrë çmimin ishin edhe Rasimi Thaçi-Cima, Bekim Krajkova djali i legjendës Ibrahim Krajkova dhe djali i Sevdaiut, Bimi./Indeksonline/



