17:28 / E Martë, 16 Tetor 2018 / indeksADMonline

Çmimi i birrës pritet të dyfishohet, shkak ngrohja globale

Të apasionuarit pas birrës pritet që në të ardhmen të paguajnë dyfish për këtë pije, krejt kjo si shkas i ngrohjes globale.

Temperaturat në rritje dhe ndryshimi i modeleve të motit po krijojnë thatësirat dhe ngrohje më të zakonshme, gjersa ka një ndikim shkatërrues në fushat e elbit rreth botës.

Elbi është një përbërës kyç në përbërjen e birrës dhe së shpejti mund të bëhet një gjë e rrallë në sajë të rënies së rendimentit, transmeton IndeksOnline.

Ekspertët tani po paralajmërojnë se mungesa e elbi mund ta detyrojë çmimin e një birre të rritet pothuajse dyfish.

Sipas shkencëtarëve, cmimi i një pakete me gjashtë birra mund të rritet për 20 dollarë në Irlandë.

Thatësirat dhe valët e nxehtësisë pritet të shkaktojnë rënien e elbit deri në 17 përqind në pjesët e SHBA, Evropës, Australisë dhe Azisë ku rriten më së shumti drithërat.

Çmimet e birrës u parashikuan të rriten më së shumti në vendet e pasura të birrës, të tilla si Belgjika, Kanadaja, Danimarka dhe Polonia.

Pijet alkoolike përgjatë Atlantikut mund të preken gjithashtu pasi konsumi amerikan parashikohet të bjerë deri në 3.48 miliardë litra. /IndeksOnline/

Temat: