08:40 / E Hënë, 18 Qershor 2018 / indeksADMonline

Çmimi i Madh i Katalonisë në MotoGP, triumfon Lorenzo

Jorge Lorenzo triumfoi në Çmimin e Madh të Katalonisë, duke siguruar suksesin e dytë radhazi në këtë Botëror të Moto GP.

Piloti i Ducatit dominoi që nga starti, duke e kaluar i pari finishin, i ndjekur në distancë nga Honda e Marc Marquezit dhe Yamaha e Valentino Rossit. Një tjetër dështim për Andrea Dovozioson, që u rrëzua në xhiron e 9-të, kur ishte në vendin e tretë.

Një garë e mërzitshme dhe pa histori, sikurse i pëlqen Lorenzos, që si në garën e Mugellos, u vu që në fillim në komandë, duke kryesuar deri në fund. Vendi i katërt dhe i pestë për dy pilotët e tjerë të Hondas, Crutchloë dhe Pedrosa, më pas vijnë Vinales e Zarco. Petrucci, Bautista dhe Iannone mbyllen 10-shen më të mirë.