Çmimi i veturave në vitet e fundit është rritur deri në 129%!
Çmimet e makinave të reja janë rritur pandalshëm prej vitesh . Për çfarë shumash po flasim, më së miri tregon një analizë nga Britania e Madhe, e cila zbulon se makinat janë rritur me 129 për qind në 15 vjetët e fundit!
Përqindja e frikshme do të thotë se një makinë e re më parë kushtonte mesatarisht 27,411 euro, ndërsa sot kushton 62,740 euro, shkruan Indeksonline.
Makina mesatare me naftë sot është 149 për qind më e shtrenjtë se ajo e vitit 2009 dhe modeli mesatar me benzinë është 93 për qind më i shtrenjtë . Sa u përket makinave elektrike, analiza zbulon se çmimi mesatar i tyre është dukshëm më i lartë se makinat me motorë me djegie të brendshme.
Kështu, për një makinë elektrike mesatarisht duhet të shpenzoni 74.300 euro, për një makinë me benzinë 54.000 euro dhe për një makinë me naftë 69.000 euro./Indeksonline/