11:32 / E Enjte, 15 Prill 2021 / Blerim

Çmimi në treg i Rashicës i konvenon klubit nga Premierliga, vera do të jetë e nxehtë për yllin kosovar

Situata e Milot Rashicës gjatë afatit veror të vitit 2020 ishte mjaftë interesante. Ylli kosovar ishte afër të transferohej në Premierligë te skuadra e Aston Villas, por marrëveshja ishte prishur për shkak të parave.

Vlera e lojtarit të Kombëtares së Kosovës gjatë verës së 2020 ishte 28 milionë euro. Madje klubi i Werder Bremen i kërkonte Aston Villas afër 35 milionë euro, shkruan IndeksOnline

Por, pas formës së dobët që ka pasur ylli kosovar, vlera e tij ka rënë dukshëm. Sipas ‘Transfermarkt’, Rashica tani kushton vetëm 12 milionë euro. Kjo shifër do t’i konvenoj Aston Villas, të cilët do të tentojnë sërish ta sjellin në ‘Villa Park’ lojtarin nga Vushtrria.

Rashica ishte afër të largohej nga Bremen edhe gjatë afatit të dimrit, por marrëveshja me Bayer Leverkusen u prishë në sekondat e fundit.

Kujtojmë që kosovari në këtë sezon ka bërë 18 paraqitje dhe ka shënuar vetëm një gol. Kurse, ‘mbi’ supet e tij ka 5 asistime./IndeksOnline/