09:37 / E Mërkurë, 03 Mars 2021 / OSH

Ç’njerëzore, e djegun qenin në Rahovec, mbi të vendosin kurora lulesh!

Në fshatin Dejnë të Rahovecit ka ndodhur një vepër ç’njerëzore. Një qen është djegur i tëri nga persona ende të panjohur.

Vepra makabre dhe e tmerrshme ka ndodhur buzë Drinit të Bardhë, shkruan Indeksonline.

Tallja me krimin e bërë ka vazhduar me vendosjen e luleve mbi qenin e djegur.

Vepra të ngjashme të torturës dhe vrasjes së kafshëve janë parë edhe në të kaluarën në vendin tonë.

Kujtojmë veprën absurde kur në Prizren një qenit i ishte kallur bishti./Indeksonline/