09:47 / E Enjte, 26 Korrik 2018 / indeksADMonline

CNN: Topi që Putin ia dhuroi Trump-it mund të ketë një çip transmetues

Presidenti rus Vladimir Putin i dha presidentit Donald Trup një top futbolli Adidas gjatë një konferencë për shtyp javën e kaluar në Helsinski, Finlandë – dhe topi mund të ketë një çip transmetues, raporton CNN.

Imazhet e topit që Putini i dha Trump-it duket të shfaqë një logo që tregon se ka një çip të përfshirë si pjesë e një veçorie standarde, transmeton IndeksOnline. Faqja e internetit e Adidas shpjegon se teknologjia u jep përdoruesve akses në “funksione të ndryshme”, duke përfshirë “informacionin ekskluziv për produktin, përmbajtjen e futbollit adidas, garat dhe sfidat speciale”.

Shërbimi Sekret i SHBA-së tha në një deklaratë: “Të gjitha dhuratat që i janë dhënë Presidentit janë subjekt i një shqyrtimi të plotë të sigurisë. Shërbimi Sekret nuk komenton në mënyrë specifike dhe as në përgjithësi rreth mjeteve dhe metodave të përgjegjësive tona mbrojtëse”.

Shtëpia e Bardhë nuk ka kthyer menjëherë një kërkesë për të komentuar rreth topit.
Nuk është e qartë nëse topi që Putin i dha Trump përmbante pajisjen e reklamuar – dhe edhe nëse e bën këtë, kjo nuk do të thotë se domosdoshmërisht paraqet një rrezik sigurie.

Sipas faqes së internetit Adidas, teknologjia punon duke bashkëvepruar me smartfonë ose tableta të aktivizuara me “Near Field Communication”, të cilën kompania e përshkruan si “teknologji dixhitale që lejon dy pajisje të shkëmbejnë të dhëna ose të shkaktojnë veprime të caktuara kur janë të lidhur fizikisht me njëri-tjetrin. ”

Scott Schober, një ekspert në fushën e sigurisë në internet, tha në një intervistë se teknologjia nuk do të përdoret për spiunazh dhe se çdo dhuratë që pritet nga një President i SHBA do të kontrollohej tërësisht për të siguruar që ajo të ishte e sigurt.
“Ky është lloji i teknologjisë që përdoret për pagesën e celularit me smartfonë, dhe kjo përfshin sjelljen e dy pajisjeve shumë afër, në këtë rast zakonisht brenda disa centimetrave. tha ai.

Temat: