75 Mall Live Search
14:40 / E Martë, 07 Korrik 2026 / Z S

Coca-Cola HBC Kosova dhe Let’s Do It Kosova promovojnë kujdesin për mjedisin në Prishtina Outdoor Festival

Coca-Cola HBC Kosova dhe Let’s Do It Kosova kanë bashkuar forcat për herë të parë në kuadër të Prishtina Outdoor Festival, duke bërë bashkë qytetarët përmes një sërë aktivitetesh interaktive që promovuan angazhimin komunitar dhe ndërgjegjësimin për mbrojtjen e mjedisit.

Të zhvilluara në tri lokacione të festivalit, në qendër të Prishtinës, te Liqeni i Badovcit dhe në fshatin Kukaj, aktivitetet u fokusuan në përfshirjen e vizitorëve në lojëra edukative, sfida interaktive dhe në aktivitete të prekshme të rickiklimit.

Ky partneritet u konceptua për të rritur ndërgjegjësimin dhe për ta bërë pjesëmarrjen për vizitorët sa më të lehtë dhe domethënëse duke promovuar përfshirjen direkte të komunitetit lokal.

Një ndër elementet kryesore ishte Pasaporta e Gjelbërt, një mjet edukativ që nxiti pjesëmarrësit të mësojnë më shumë rreth ndarjes së mbeturinave, kohës së dekompozimit të materialeve dhe veprimeve të përditshme që kontribuojnë në krijimin e hapësirave publike më të pastra.

Marigona Ujkani, Menaxhere për Çështje Publike dhe Rregullative në Coca-Cola HBC Kosova, u shpreh

‘’Në Coca-Cola HBC Kosova, qëndrueshmëria është në qendër të mënyrës se si operojmë. Jemi krenarë që për herë të parë bashkëpunuam me Let’s Do It Kosova përmes kësaj iniciative në Prishtina Outdoor Festival. Partneritete të tilla, që promovojnë edukimin mjedisor dhe angazhimin e komunitetit, luajnë një rol të rëndësishëm në krijimin e hapësirave publike më të pastra dhe më të qëndrueshme’’

Ne mbetemi të përkushtuar të mbështesim iniciativa që frymëzojnë veprime pozitive për mjedisin dhe kontribuojnë në një të ardhme më të qëndrueshme për Kosovën dhe brezat që vijnë.

Duke folur për këtë bashkëpunim, Luan Ibraj, Drejtor Ekzekutiv i Let’s Do It Kosova, u deklua shumë i kënaqur

‘’Jemi shumë të lumtur që ishim pjesë e Prishtina Outdoor Festival me mbështetjen e Coca-Cola HBC Kosova. Kjo iniciativë dëshmoi vlerën e partneritetit, përfshirjes së komunitetit dhe edukimit mjedisor në frymëzimin e njerëzve për të ndërmarrë veprime pozitive. Angazhimi i vizitorëve të festivalit dhe i të rinjve gjatë aktiviteteve tregoi se edhe veprimet e vogla mund të forcojnë ndërgjegjësimin mjedisor dhe të kontribuojnë për një Kosovë më të pastër. Shpresojmë që ky të jetë fillimi i një partneriteti afatgjatë’’

Coca-Cola HBC Kosova mbetet e përkushtuar të krijojë vlera afatgjata për shoqërinë duke mbështetur komunitetet lokale përmes praktikave të përgjegjshme të biznesit, kujdesit për mjedisin dhe kontributit në zhvillimin ekonomik.

Ndërkaq, Let’s Do It Kosova është një organizatë udhëheqëse mjedisore që angazhohet në rritjen e ndërgjegjësimit, mobilizimin e qytetarëve dhe organizimin e fushatave mbarëkombëtare të pastrimit dhe programeve edukative për mbrojtjen e natyrës dhe përmirësimin e kushteve mjedisore në të gjithë vendin.