Çokollata e famshme tash prodhon edhe akullore
Çokollata e famshme dhe e shijshme “Toblerone” së fundmi është bërë edhe akullore. Ky është një lajm që shumë kush nga ne moti ka ëndërruar ta dëgjojë.
Kinder Bueno ka qenë njëra ndër çokollatat e para që u bë akullore, pas saj edhe Biscoff, të cilat na kanë bërë që në supermarket gjënë e para ta kërkojmë njërën nga ato.
Tash edhe toblerone mund ta kërkoni tek frigoriferët e mbushur me akullore.
Çokollata nga mjalta dhe badema u kërkua shumë nga adhuruesit që te bëhej edhe akullore, andaj kompania ua plotësoi dëshirën,
Një të tillë secili nga ne mund ta hajë pa luajtur vendin.
Cmimi i kësaj akulloreje sillet rreth 3 paund./Indeksonline/