Coldplay e debuton këngën e re në Athinë (VIDEO)

Bendi britanik, Coldplay, e ka performuar në koncertin e tyre në Athinë një këngë të re, ende të papublikuar.
Ata e kënduan për herë të parë këngën “All My Love” në Olympic Stadium të kryeqytetit grek, në kuadër të turneut të tyre, “Music Of The Spheres Tour”.
Chris Martin me shokë i kënduan 23 këngë gjatë këtij seti, dhe mes tyre e patën edhe befasinë, pra, këngën e re.
Martini e këndoi këtë këngë i vetëm në piano, fare në fund të koncertit.