75 Mall Live Search
14:40 / E Shtunë, 23 Maj 2026 / Gj Sh

Cole Palmer pritet të largohet nga Chelsea por jo nga Premierliga

Cole Palmer mund të largohet nga skuadra e Chelseas në afatin kalimtar veror të transferimeve.

Sipas asaj që raporton ”TalkSport”, mesfushori anglez pritet të rikthehet te skuadra e Manchester Cityt, shkruan IndeksOnline.

Largimi i Pep Guardiolas do të sjell ndryshime, të cilat do të bëhen për të rikthyer titullin e Kampionit.

Me shumë mundësi, Enzo Maresca do të jetë në krye të manchester Cityt për sezonin e ri dhe ka një listë të futbollistëve që i do në klub.

Njëri ndër ta padyshim që është Cole Palmer, me të cilin ka punuar sa ishte pjesë e Chelseas.

Ai i njeh mjaftë mirë cilësitë e mesfushorit anglez dhe e dëshiron të ketë pranë vetës përsëri./IndeksOnline/