11:56 / E Shtunë, 02 Mars 2024 / FR

Comodita Home ju fton t’i bashkoheni në festën e 9 vjetorit të saj!

Në muajin Mars, brendi më i njohur i produkteve inovative për gjumë dhe shtëpi shënon një moment të veçantë në rrugën e saj të suksesit. Comodita Home, një emër që lidhet me komoditetin dhe stilin në ambientet tona shtëpiake, feston 9 vjetorin e themelimit të saj.

Nisur nga një pasion për të përmirësuar përvojën e gjumit dhe kualitetin e jetës në shtëpi, Comodita ka shënuar një udhëtim të pafund në zbulimin dhe zhvillimin e produkteve të cilat përmirësojnë jetesën në shtëpi.

Revolucioni i produkteve shtëpiake ka filluar nga dyshekët, jastëkët e deri te produkte të ndryshme për organizimin e hapësirave të shtëpisë. Kështu,
Comodita ka filluar të ofroj zgjidhje të zgjuara dhe praktike për nevojat e përditshme të klientëve në përmirësimin e mjedisit dhe ndikim pozitiv në jetën e klientëve të saj.

Nga data 1 deri më 31 Mars, të gjithë do të kenë mundësinë e pasurimit me elemente të reja në dhomën e gjumit, ndenjës, dhomën e fëmijeve, kuzhinën e banjon. Por në prag të Pranverës mund të ndërroni edhe pamjen e kopshtit tuaj me produkte të rehatshme dhe cilësore e
gjithashtu linjen Regent të valixheve për ditët kur do të udhëtoni!

Të gjitha modelet e dyshekëve në Comodita Home, i gjeni në super zbritje dhe të bashkangjitura me shumë dhurata. Duke përfituar nga zbritjet deri në 70% në të gjitha produktet, ju keni mundësinë të plotësoni shtëpinë tuaj, duke përfituar nga mundësia e madhe dhe e jashtëzakonshme që ju ofrohet gjatë këtij muaji!

Në këtë muaj festiv, ju presin shumë aktivitete, kuize, lojëra të ndryshme e shpërblime për klientelën tonë besnike, duke shpreh falënderimin për mbështetjen dhe besimin e tyre gjatë këtyre 9 viteve.

Ju ftojmë të jeni pjesë e festës duke vizituar dyqanet tona, të bleni online nga shtëpia në aplikacioni apo webfaqen www.comoditahome.com, rrjetet sociale në Facebook dhe Instagram, të telefononi në 0800 25000 ku përfitoni falas transportin deri në adresën tuaj, si dhe të përfitoni nga ofertat fantastike dhe të shpejta në emisionin e shitjes Comodita TV Shop.

Ndër të tjera Comodita Home vepron me rrjetin e dyqaneve në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut me gjithsej 78 dyqane, ndërsa pritet që gjatë këtij viti të hapen edhe 6 dyqane në Kosovë, 6 në Shqipëri dhe 4 dyqane në Maqedoninë e Veriut. Por jo vetëm! Në një periudhë afatshkurtër koncepti i Comodita Home do të marrë jetë edhe në Mal të Zi me 10 dyqane
fillimisht.

Comodita Home, 9 vjet revolucion në shtëpi!