10:06 / E Diele, 16 Maj 2021 / Blerim

Conor McGregor nuk përmbahet, thumbon keq kampionin e ri të UFC-së

Luftëtari i arteve marciale, Conor McGregor ka reaguar menjëherë me shpalljen e Oliveiras kampion të peshave të lehta në UFC.

Oleveira arriti triumfin e madh ndaj Chandler , ku fitoi titullin e parë në karrierë si kampion i UFC 262, shkruan IndeksOnline

McGregor i uron atij titullin, por edhe ka një mesazh.

“Urime Oliveiras që u bë kampioni i 11-të i peshave të lehta”, tha ai.

“Por, hamendësohem se kush do të jetë i 12-ti…”, përfundoi Connor McGregor duke aluduar në rikthimin e tij.

Ndoshta pas triumfit të Olveiras, mund të shohim një luftë ndërmjet brazilianit dhe irlandezit për titullin e “Lightweight”.