10:38 / E Hënë, 03 Gusht 2020 / C E

Conte drejtë largimit, dy emrat që janë favorit për ta marrë drejtimin e Interit

Interi përfundoi sezonin në vendin e dytë në Serie A, me vetëm një pikë larg Juventusit që u shpall kampion.

Menjëherë pas ndeshjes së fundit janë shfaqur probleme te kampi zikaltër, shkruan Indeksonline.

Gjatë ditës së djeshme janë raportuar probleme në mes të Interit dhe trajnerit dhe “divorci” duket i pashmangshëm.

Në rast largimi të Contes, Interi ka gati dy emra që mund të marrin drejtimin e skuadrës.

Masimiliano Allegri dhe Maurizio Pochettino janë favorit për tu ulur në stolin e skuadrës nga “San Siro”.

Të dy trajnerët janë momentalisht të lirë dhe nuk janë angazhuar që nga largimi nga Juventus respektivisht Tottenham Hotspur.

Kjo zgjedhje do të jetë vendimtare për skuadrën që në dy sezonet e fundit ka filluar të përmirësohet dhe është rikthyer në Ligën e Kampionëve. /IndeksOnline/