10:52 / E Martë, 07 Maj 2019 / indeksADMonline

Conte i lë tifozët e Romës me ‘gishta në gojë’

Trajneri i famshëm italian, Antonio Conte në një intervistë të gjatë për Gazzetta dello Sport, i ka hedhur poshtë zërat se në fund të sezonit do të marrë drejtimin e Romës.

“Jam dashuruar me kryeqytetin (Roma) kur e vizitoja gjatë dy viteve si trajner i kombëtares. Në “Olimpico” ndjeva pasionin, por sot nuk janë kushtet për ta drejtuar Romën. Por herët a vonë nuk i dihet…”

Ai ka folur edhe për bashkëpunimin e mundshëm me Interin dhe rikthimin te Juventusi.

 “Kushtet e mia duhet t’i plotësojë çdo skuadër që më kërkon. Unë duhet të kem perceptimit që mund të mposht këdo. Duhet ta ndiej që është e mundur të fitoj. Ndryshe, nuk e kam problem të qëndroj pushim.  Sa i përkët Juventusit mendoj se e ka nisur një rrugëtim dhe me Allegrin janë të kënaqur, pasi po bën mirë. Të nesërmes nuk i duhet kurrë” deklaroi Conte.