10:27 / E Enjte, 17 Tetor 2019

Conte- i “pamëshirshëm”, e stërvit skuadrën në kushte ekstreme

Futbollistët e Interit janë detyruar të stërviten në një mot me shi të rrëmbyeshëm gjatë të së mërkurës.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Romelu Lukaku, dhe shokët e tij mund të shihen, duke bredhur nëpër stuhi shiu, derisa fusha shumë shpejt fillonin t’i përngjanin një moçali.

Megjithëkëtë, tekniku italian nuk pranoi të tërhiqej, por të vazhdonte të stërvitet pasi që synon ta rrëzojë Juventusin nga froni.

Interi aktualisht është në vendin e dytë në Series A me vetëm një humbje deri tashti. /IndeksOnline/