16:24 / E Premte, 19 Korrik 2019 / indeksADMonline

Conte insiston për Lukakun, Nainggolan jashtë projektit të Interit

Antonio Conte foli në konferencë për shtyp para ndeshjes parasezonale kundër Man Utd.

Ai gjithashtu foli për afatin kalimtar të Interit.

“Lukaku është një lojtar i Manchester United dhe e kam njohur shumë mirë që kur kam qenë trajner i Chelseat, por sot ai është një lojtar i Unitedit dhe ky është realiteti”, tha ai.

“Perisic” Ai është një lojtar që ka karakteristika specifike dhe dua të kuptoj nëse ai mund të luajë në pozicionin që kam në mendje. Ai nuk është pjesë e projektit, dhe Nainggolan është gjithashtu jashtë projektit”- tha trajneri i Interit.

“Tregu i transferimeve? Duhet të modernizojmë dhe të krijojmë një grup, me klubin që kemi të njëjtin vizion brenda dhe jashtë, jam pozitiv, edhe pse prisja që do të ishim më përpara në këtë pikë,” përfundoi Conte./Indeksonline/