23:36 / E Hënë, 05 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Conte: Ishte faji im, gabova në formacion

Antonio Conte ka folur pas humbjes nga Watford. Trajneri italian, tha se bëri disa gabime në formacion.

Skuadra e Chelseat u mposht 4 me 1 nga Watfordi. Humbja e dytë me radhë në Premierligë.

Pas ndeshjes, Conte pranoi se një pjesë të fajit e bartin lojtarët e një pjesë tjetër vet ai.

“Performanca jonë ishte shumë e dobët qysh nga fillimi. Ne nuk e filluam duhur, humbën shumë topa. Sigurisht që është një moment i vështirë kur humb nga Bournemouth, e pastaj nga Watford. Ndoshta ishte gabimi im, pasi zgjedha këtë formacion shumë të varfër”, ka thënë Conte.

Italiani foli edhe për shkarkimin e mundshëm si trajner i Chelseat.

“Jo, jo kjo nuk është puna ime. Unë jam këtu ta bëjë punën time. Nëse ata mendojnë ndryshe, mund ta marrin vendimin”, shtoi trajneri italian.

Conte i cili ia fitoi Bluve të Londrës titullin e Premierligës sezonin e kaluar, shumë lehtë nesër përshëndetet nga Chelsea./IndeksOnline/

Temat: