23:54 / E Diele, 16 Shkurt 2020

Conte: Ne ia falëm fitoren Lazios

Interi është mposhtur nga Lazio me rezultat 2-1 dhe ka humbur vendin e dytë në tabelën e Serie  A.

Trajneri i skuadrës, Antonio Conte pas ndeshjes ka thënë se nga gabimet e tyre Lazio i ka shënuar golat.

Mendoj se ishte një paraqitje e mirë, është rezultati që nuk më pëlqeu sepse ia falëm Lazio-s dy golat“.

Në ndeshje të tilla, ndëshkohesh nga gabimet më të vogla. U treguam naivë në disa momente dhe lojtarët duhet të jenë më të qetë në momente të tilla“.

Megjithatë, djemtë punuan fortë dhe i përgëzoj për këtë, duhet të jemi krenarë që jemi në situata të tilla sepse po luftojmë për titullin kampion“.

Në të njëjtën kohë duhet të përmirësohemi. Jemi ndëshkuar nga dy gola krejtësisht të shmangshëm“, ka thënë trajneri italian. /IndeksOnline/