17:05 / E Premte, 31 Maj 2019 / indeksADMonline

Conte nuk e konfirmon të ardhmen e Icardit në Inter

Trajneri i ri i Inter, Antonio Conte ka refuzuar të konfirmoj që sulmuesi, Mauro Icardi do të qëndroj në Inter.

Conte në intervistën e tij për ‘BBC World Service’ u pyet edhe rreth spekulimeve për Lukakun, transmeton Indeksonline.

“Ne po flasim për nëj klub me histori të madhe, i cili në këto momente ka ambiciet e njëjta sikurse unë, të fitoj, të ndërtoj diçka të rëndësishme për këtë klub, dhe për këtë arsye, unë kam vendos që të vij në Inter.”, tha fillimisht tekniku italian.

“Unë mendoj se kjo është një sfidë e re për mua, një kapitull i ri në jetën time dhe sigurisht në të kaluarën isha trajner i Juventusit  dhe fitova tituj me ta.”, u shprehë Conte.

49 vjeçari foli edhe për mundësinë e zëvendësimit të Icardit me sulmuesin e Manchester United, Lukaku.

“Unë mendoj se tash është shumë e vështirë që të flasim për këtë.”, tha fillimisht trajneri i Inter.

“Sigurisht ne kemi një plan dhe do të tentojmë të përmirsojmë ekipin por po ashtu është me rëndësi që të kemi ambicie të mëdha.”, tha Conte.

“Nuk është e vërtet(Takimet mes Inter dhe Lukaku), por unë e përsëri që në këtë moment, është një drejtor sportiv që flet për këtë dhe i përgjigjet pyetjeve për transferimet. “, tha trajneri italian.

Gjatë kohëve të fundit janë rritur zërat që Icardi do të largohet nga Inter për t’i bërë vend sulmuesit belg, Lukaku./Indeksonline/