14:36 / E Hënë, 01 Nëntor 2021 / B O

Conte zbarkon në Londër, rikthehet në futbollin anglez

Antonio Conte ka zbarkuar në Londër para pak minutash. Trajneri italian do të nënshkruar sot marrëveshjen me Tottenham për tu bërë trajner i ri i skuadrës angleze.

Di Marzio raporton se agjenti i Contes ka finalizuar detajet e kontratës me Paraticin dhe se gjatë ditës pritet zyrtarizimi i marrëveshjes.

Conte kishte fituar Premierligën me Chelsean, ndërsa më pas kishte arritur sukses edhe me Interin duke triumfuar në Serie A./Indeksonline/