08:03 / E Premte, 25 Qershor 2021 / Blerim

Copa America/ Paraguai tregohet i fortë ndaj Kilit

Kombëtarja e Paraguait ka shënuar fitore të madhe kundër Kilit në Copa America. 

Paraguai fitoi 2 me 0 në një ndeshje tejet interesante, shkruan IndeksOnline 

Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 33’të, me anë të sulmuesit, Braian Samudio. 

Derisa ekipi i Kilit po tentonte ta barazonte rezultatin, për paraguaianët u akordua një 11-metërsh. Golin nga pika e bardhë e penalltisë e shënoi mesfushori, Miguel Almiron. 

Me fitore, Paraguai ngritët në pozitën e dytë të Grupit A me 6 pikë, një më pak se lideri, Argjentina (7). Kurse Kili bie në pozitën e tretë me 5 pikë./IndeksOnline/