09:31 / E Shtunë, 15 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Coronavirusi bën që të anulohen gara në 11 sporte të ndryshme në Kinë

Coronavirusi ka ndikuar që të anulohen edhe lojë të shumta në sporte të ndryshme të këtij vendi, kjo pasi që numri i vdekjeve është duke u rritur vazhdimisht nga ky virus.

Deri më tani të paktën 1.300 njerëz kanë vdekur kurse më shumë se 60,000 janë të infektuar, transmeton IndeksOnline.

Kurse garat në Atletikë, Futboll, Formula 1, Tenis, Badminton, Boks, Basketboll janë anuluar të gjitha.

Grand Prix kineze në Shanghai ishte planifikuar të zhvillohej më 19 prill mirëpo pas një vendimi të marrë nga organe drejtuese të Formua 1, kjo garë është shtyrë.

Po ashtu ndeshja kualifikuese e FIBA Asia Cup 2021 në mes Japonisë dhe Kinës e cila është planifikuar më 21 shkurt është shtyrë./Indeksonline/.