21:42 / E Enjte, 23 Janar 2020 / indeksADMonline

Coronavirusi, gazetarja kineze flet në gjuhën shqipe dhe tregon për atë se çfarë ka ndodhur deri tani

Viktimat e coronavirusit në Kinë janë rritur në 25 ndërsa rastet e infeksionit janë 616.

Një qytet në Kinë ku e ka origjinën edhe virusi është tashmë në karantinë. Ndërkohë që është zbuluar se ky virus ka ardhur nga gjarpërinjtë.

Por si po përjetohet përhapja e këtij virusi në Kinë. Në lidhje direkte në edicionin e orës 12 në Top Channel ishte gazetarja e redaksisë së gjuhës shqipe në radion e jashtme të Kinës Zhang Yan e cila njihet dhe me emrin shqiptar Zana.

“Autoritet kanë marrë shumë masa, dhe po bëhet gjithçka për mospërhapjen më tej të virusit. Këshillohet evitimi i lëvizjeve të shpeshta si dhe pjesëmarrja në evente publike. Njerëzit kanë filluar të blejnë alkool mjekësor, dhe të mbajnë maska”, tha ajo.