14:03 / E Enjte, 26 Gusht 2021 / B O

Correa është i Interit, zbardhen detajet

Joaquin Correa është transferuar te Interi. Që nga dita e djeshme ai ka shkuar në Milano, ku pritet të zyrtarizohet. Para se ta bëjë klubi zikaltër, Lazio zbulon detajet e këtij operacioni.

Correa shkon në formën e huazimit këtë sezon në këmbim të shifrës së 5 milionë eurove, të cilave mund t’u shtohet edhe 1 milionë, në varësi të paraqitjeve të sulmuesit.

Në verën e ardhshme Interit i aktivizohet klauzola e detyrimit të blerjes për 25 milionë euro, të cilat zikaltërit do i paguajnë për tre vite, sipas kësteve të paracaktuara.