Ajax dhe PSV në garë të ngushtë për Zenelin
Paraqitjet fantastike të Zenelit më Kosovën dhe ekipin e tij Herenveen duket që kanë kapur syrin e disa pre ekipeve të mëdha në Evropë.
Në gjurmët e tij, sipas gazetës italiane ‘Corriere Dello Sport’ ka interesim të fortë nga Ajax dhe PSV.
Sic raporton e përditshmja italiane në listën e dëshirave për të transferuar kosovarin janë edhe dy ekipet tjera, Fiorentina dhe Fenerbahce.
Deri më tani këtë sezon Zeneli ishte i përfshirë në 14 ndeshje duke shënuar 10 gola gjithsejt për skuadër dhe kombëtare. /IndeksOnline/