Costacurta: Trajneri me pasaportë shqiptare e merr stolin e Italisë
Gianni De Biasi është bërë një figurë shumë e dashur në Shqipëri, sa që presidenti i ka dhënë edhe pasaportë shqiptare.
Trajneri italian arriti ta kualifikoj Kombëtaren Shqiptare drejt finaleve të Kampionatit Evropian në Francë.
Mirëpo De Biasi gjatë verës mund ta marr drejtimin e Kombëtares së vendit të tij të lindjes.
Zëvendës presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Alessandro Costacurta ka bërë të ditur se De Biasi mund ta merr drejtimin e Italisë.
Azurët kanë mbetur pa trajner që kur Ventura u largua pasi nuk arriti të kualifikoj skuadrën në Kupën e Botës.
Italia është duke u drejtuar nga trajneri i të rinjve, Di Bagio deri në një zgjidhje përfundimtare, ku përveç De Biasit janë përmendur edhe emra të tjerë si Anceloti, Conte, Mancini etj. /IndeksOnline/