11:03 / E Martë, 27 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Nënkryetari i Federatës Italiane “frikëson” Chelsean: Conte kandidati kryesor për stolin e Italisë?

Alessandro Costacurta pranon se dëshira më e madhe për stolin e Italisë është menaxheri i Chelseat, Antonio Conte.

Ish-mbrojtësi i Milanit tani është emëruar nënkryetar i Federatës së Futbollit Italian, dhe një pjesë të rolit të tij është gjetja e pasardhësit të Giampiero Venturas, transmeton IndeksOnline.

Luigi di Biagio është emëruar si trajner i përkohshëm, por kandidatët kryesor janë: Carlo Ancelotti, Claudio Ranieri, Antonio Conte dhe Roberto Mancini.

Sidoqoftë, Costacurta dëshiron që Conte të kthehet në stol.

“Në mesin e kandidatëve, për mua Conte është më i miri. Unë do të flas me të. Unë ende nuk e kam zgjedhur akoma, por Conte di ta bëjë më mirë këtë punë. Kjo nuk do të thotë se ne nuk jemi të kënaqur me Ancelottin apo Mancinin, por duket se Conte është më i miri për momentin”, ka thënë Costacurta.

Conte ka kontratë me Chelsean, por së fundi karriga e tij është lëkundur për shkak të rezultateve të dobëta si në Premierligë ashtu edhe në kompeticionet pjesëmarrëse.

Italia pritet t’i zhvillojë dy miqësore gjatë muajit mars, me Argjentinën dhe Anglinë nën udhëheqjen e Biagios, por për Ligën e Kombeve që fillon në muajin shtator të këtij viti – Italia duhet ta emëroj një trajner të ri afatgjat./IndeksOnline/