Courtois i vë kushte Chelseas për rinovim
Thibaut Courtois po mendohet të rinovoj kontratën me Chelsean, mirëpo belgu ka kërkesat e tij për të nënshkruar kontratën e re.
Portieri 25 vjeçar po kërkon një pagë prej 12 milionë euro në sezon që njëhohësisht të bëhet numri një më i paguar në botë.
Nëse aspiratat e tij ekonomike nuk plotësohen, ish-portieri i Atlético de Madrid do të studionte oferta, duke përfshirë Real Madridin, PSG dhe Juventusit.
Kontrata aktuale e Courtois përfundon në vitin 2019 dhe përfiton një pagë prej 5.7 milionë në sezon. /IndeksOnline/