11:20 / E Diele, 02 Shtator 2018 / indeksADMonline

Courtois pëson gol nga goditja e parë drejt tij.. por ishte nga penalltia

Pasi debutoi në Bernabeu, Thibaut Courtois nuk arriti ta presë goditjen e parë drejt tij, por ishte goditje nga pika e bardhë.

Trajneri, Julen Lopetegui zgjodhi që të startonte dje me Courtois për herë të parë, pasi Keylor Navas luajti në tri ndeshjet e para në sezonin e ri në La Liga.

Ndeshjen e mbrëmshme, Real Madridi e dominoi, dhe në epërsi kaloi pas golit të Gareth Bales në minutën e 17-të, transmeton IndeksOnline.

Pastaj, gjyqtari akordoi penallti për Leganes për një ndërhyrje të Casemiros në drejtim të Javi Erasos.

Guido Carrillo e konkretizoi penalltinë në gol, teksa Courtois nuk e lexoi mirë gjuajtjen e Carrillos duke u gjuajtur në anën e kundërtën.

Kështu, Courtois pësoi golin e parë te Real Madridi nga goditja e parë drejt tij kur kishin kaluar vetëm 25 minuta lojë.

Pavarsisht kësaj, tri minuta pas penalltisë, Courtois bëri një pritje të bukur nga gjuajtja e Santos./IndeksOnline/