Courtois zbulon planet e tij për të ardhmen
Portieri belg i Real Madridit, Thibaut Courtois, ka konfirmuar planet e tij për të ardhmen në një intervistë ekskluzive për “Onda Cero”.
Ai ka shprehur qartë dëshirën për të qëndruar edhe 4 apo 5 vite të tjera te klubi mbretëror në mënyrë që ta përfundojë karrierën në “Bernabeu”.
Gjatë deklaratës së tij, Courtois zbuloi gjithashtu se kishte rinovuar kontratën vitin e kaluar në fshehtësi të plotë, pa u marrë vesh nga askush.
Përveç planeve me klubin ku numëron tashmë 333 ndeshje zyrtare, gardiani belg la të kuptohet se Botërori aktual mund të jetë i fundit me Kombëtaren e Belgjikës.

