Courtois zbulon të ardhmen e tij
Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me të ardhmen e tij.
Ai ka shprehur hapur dëshirën për të qëndruar përjetësisht te ”Los Blancos” dhe të përfundoj karrieren aty, shkruan IndeksOnline.
“Nëse mund ta mbyll karrierën time te Real Madrid, kjo do të ishte ëndrra dhe qëllimi im. Do të shohim çfarë do të ndodhë në vitet e ardhshme,” u shpreh portieri belg.
Deklarata e Courtois vjen në një moment kur e ardhmja e disa lojtarëve të skuadrës madrilene po diskutohet, por ai vetë ka lënë të kuptohet qartë se prioriteti i tij mbetet vazhdimësia në “Santiago Bernabéu”.
Courtois është një nga figurat kryesore të Real Madridit në vitet e fundit dhe një element kyç në sukseset e klubit në garat kombëtare dhe ndërkombëtare./IndeksOnline/

