13:03 / E Mërkurë, 18 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Coutinho luajti me fanellë të fëmijëve në ndeshjen e fundit, arsyeja është qersharake!

Philipe Coutinho ka pasur paraqitjen më të mirë viteve të fundit në ndeshjen ndaj Werderit. Tre gola dhe dy asiste ka qenë bilanci në fitoren 6-1 ndaj Bremenit.

Por, duket se ekziston një sekret qesharak prapa këtij suksesi. Coutinho ka luajtur me fanellë jozyrtare të Bayernit.

Ish-futbollisti i Liverpoolit, Barçës, Interit dhe Espanyolit, ndër të tjera, kishte veshur një fanellë ndryshe nga pjesa tjetër e shokëve të tij të skuadrës.

Coutinho luajti me fanellë 4 centimetra më të vogël se përmasat e tij.

As materiali, as “pençat” për temperaturën dhe as shiritat në bluzën e Coutinhos nuk ekzistonin fare.

Te Bayerni ka ndodhur një gabim në shpërndarjen e fanellave dhe brazilianit i ka munguar fanella zyrtare./Indeksonline/

Mos i humb