17:54 / E Enjte, 24 Shtator 2020 / indeksADMonline

Coutinho mund të bëjë një lëvizje interesante në Premierligë


Philipppe Coutinho ka ende mundësi që të bëjë një lëvizje në Premierligë te klubi i Arsenalit si formë huazimi.

Skuadra  eArtetas ishin të lidhur prej kohësh me sulmuesin brazilian, por që nuk arritën të bëjnë asnjëherë një ofertë zyrtare për të, shkruan IndeksOnline

Por, edhe pse interesime ka nga Arsenali, agjenti i Coutinhos thotë se sulmuesi nuk do të largohet nga Barça këtë sezon, pasi futbollisti është në planet e Roland Koeman.

Por nga ana tjetër “The Sun”, shkruan se Arteta është i gatshëm ta sjellë Coutinhon në “Emirates” si formë huazimi.