17:28 / E Martë, 02 Janar 2018 / indeksADMonline

Coutinho nuk dëshiron të luaj më në Liverpool, nesër dita deçisive

Philippe Coutinho nuk do të vendosë më këmishën me numër 10 të Liverpool-it.

Futbollisti brazilian dhe njerëzit e tij më të afërt janë të bindur se transferimi i tij në Barcelonë do të bëhet në ditët në vazhdim dhe ata nuk dëshirojnë të rrezikojnë këtë operacion me vlerë 150 milionë euro, duke iu shmangur ndonjë lëndimi.

Gazeta SPORT mëson se skuadra nga Anfield është plotësisht e vetëdijshme për situatën dhe Jurgen Klopp tashmë është duke përgaditur ndeshjet e ardhshme pa pjesmarrjen e Coutinhos.

Coutinho poashtu pritet të mungoj edhe në derbin ndaj Everton që zhvillohet në kuadër të FA Cup.

SPORT poashtu raporton se nesër do të ketë një samit në Londër që pritet të jetë një takim përfundimtar për të ardhmen e yllit brazilian. /IndeksOnline/