17:50 / E Diele, 09 Gusht 2020 / C E

Coutinho nuk e ka për ngutë, po e pret ofertën e duhur

Philippe Coutinho do të presë derisa Champions League të përfundojë për të marrë një vendim sa i përket të ardhmes së tij.

Barcelona ka qenë në kontakte me disa skuadra të Premier League për transferimin e brazilianit mirëpo asgjë konkrete nuk do të ndërmerret derisa huazimi i tij me Bayern Munich të përfundojë.

Bayern Munich nga ana tjetër ka deklaruar që nuk është e interesuar për transferimin e tij të përhershëm.

Interesim për të kanë shfaqur disa skuadra të Premierligës. /IndeksOnline/