16:00 / E Premte, 08 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Coutinho: Të shohim se çfarë do të ndodhë në janar

Futbollisti brazilian ka lënë të hapur mundësinë e largimit në fatin kalimtar të janarit. Philippe Coutinho gjatë tërë verës është kërkuar nga Barcelona, por të gjitha ofertat e katalanasve janë refuzuar nga Liverpooli.

Braziliani e ka pranuar që ka dashur të shkonte në Camp Nou, por pasi një gjë e tillë nuk u realizua ka dhënë gjithçka nga vetja për t’u paraqitur sa më mirë me Liverpoolin.

Por Coutinho nuk e ka mohuar mundësinë që nëse gjatë janarit vjen një tjetër ofertë nga Barcelona të transferohet atje.

“Jam në Liverpool dhe mundohem të jap më të mirën kur jam në fushë, duke respektuar fanellën dhe tifozët”, ka thënë Coutinho.

“Nuk e di se çfarë do të sjellë e ardhmja. Çka do të ndodhë në janar do ta shohim, pasi nuk e di nëse do të ketë oferta”.

“Gjatë verës kam pasur oferta dhe kam qenë i interesuar për to. Por pasi nuk u largova, kam dhënë gjithçka nga vetja për të luajtur sa më mirë këtu”, ka theksuar ai. /IndeksOnline./