14:23 / E Mërkurë, 08 Korrik 2020 / indeksADMonline

Covidi-19 futet edhe në kabinetin e ministrit, Agim Veliu

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se një zyrtar nga kabineti i ministrit, Agim Veliu, ka rezultuar pozitiv në testin e COVIDIT-19.

Njoftimi:

Ju njoftojmë se Ministria e Punëve të Brendshme ka marrë të gjitha masat në përputhje me udhëzimet e IKSHP-së, duke testuar të gjithë stafin e kabinetit, si edhe të gjithë stafin civil të MPB-së të cilët kanë pasur kontakt me zyrtarin në fjalë.

Ministria e Punëve të Brendshme ju siguron se pas marrjes së rezultateve të këtyre testeve do të veprojë në përputhje me të gjitha udhëzimet e IKSHP-së, që të parandalohet përhapja e virusit edhe te zyrtarët e tjerë të MPB-së.

Gjithashtu ju njoftojmë se zyrtarët e MPB-së të cilët kanë pasur kontakt me zyrtarin në fjalë janë vetizoluar, si edhe dezinfektimi i objektit qendror të MPB-së është duke u bërë në baza ditore.

Me këtë rast, Ministria e Punëve të Brendshme u bënë thirrje zyrtarëve të MPB-së, të dikastereve të tjera qeveritare dhe jo qeveritare, si edhe tërë qytetarëve të Republikës së Kosovës që të respektojnë të gjitha rregullat dhe të mbajnë distancën në mënyrë që të ruajmë shëndetin publik.