16:02 / E Hënë, 22 Nëntor 2021 / B O

Covid-19 futet te Dortmund, del pozitiv ylli i skuadrës

Borusia Dortmund nuk do të mund të llogaris në yllin e skuadrës, Thorgan Hazard për ndeshjen ndaj Sporting Lisbon.

Klubi ka konfirmuar se ylli belg ka rezultuar pozitiv ndaj Covid-19.

Për ndeshjen kundër Sportingut të Lisbonës , klubi gjerman përveç Hazard do të duhet të bëjë pa, Haaland dhe Reyna për shkak të lëndimit dhe Hummels për shkak të pezullimit.

Në njoftim thuhet se të gjithë lojtarët e Dortmund janë të vaksinuar dhe nuk ka nevojë për panik./Indeksonline/