09:32 / E Enjte, 16 Shtator 2021 / LB

COVID-19 i detyron partitë t’i ikin fushatës konvencionale

Sot nis zyrtarisht fushata e partive politike për zgjedhjet lokale 2021 në Kosovë. Bazuar në Ligjin për zgjedhjet lokale, ajo do të zgjasë një muaj.

Për shkak të situatës së rëndë me pandeminë, partitë politike përveç Vetëvendosjes janë zotuar për të shkurtuar fushatën konvencionale, shkruan “Indeksonline”.

PDK, LDK e AAK janë kanë paralajmëruar se do të orientohen në fushatë digjitale dhe jo konvencionale.

Në anën tjetër, Vetëvendosje ende nuk është deklaruar zyrtarisht për këtë çështje.

Në takimin e fundit të ftuar nga presidentja me krerët e partive politike, e para e vendit ka paralajmëruar se do të vazhdohen sërish konsultat për këtë çështje.